Është arrestuar nga policia e Shkodrës 33-vjeçari Alfred Pllumbaj, pasi vrau me thikë mbrëmë fqinjin e tij, 54-vjeçarin Prendush Fushaj pas një konflikti.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vrasja me dashje” e “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve të ftohta” parashikuar nga nenet 76 e 279 të Kodit Penal.
Njoftimi i policisë:
Shkodër
Lokalizohet, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit P. F., ndodhur mbrëmë rreth orës 19:15 në lagjen “Mark Lula”.
Kapja e tij u bë e mundur si rezultat i rrethimit të zonës në një perimetër të gjerë nga Policia .
Pas një pune intensive të Forcave Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi brenda 24 orëve, i shtetasit
Alfred Pllumbaj, 33 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër
Ky shtetas dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit P. F., ndodhur mbrëmë, ku pas një konflikti për motive të dobëta e ka goditur me mjet prerës (thikë).