Një shqiptar është esktraduar nga Italia drejt vendit tonë për lidhje të ngushta me terrorizmin. Sipas raportimeve të mediave italiane, 28-vjeçari nga Shqipëria dyshohej si një xhihadist i infiltruar brenda shtetit fqinj.
Autoritetet në Itali pas një hetimi të gjatë arritën të zbulonin se shtetasi shqiptar ende i paidentifikuar kishte marrë pjesë në luftën e xhihadistëve në Siri-Irak, në radhët e organizatave terroriste të Jabhat al-Nusra më parë, dhe pastaj të Shtetit Islamik ISIS.
Mësohet se ai kishte mbërritur në provincën e Ravenës së bashku me gruan e tij bashkëatdhetare shtatzënë, e cila ishte pajisur me dokumenta të rregullta italiane.
Mendohet se shqiptari kishte planifikuar të përdorte fëmijën për të marrë letra të rregullta qëndrimi pas lindjes së fëmijës. Pas një seancë dëgjimore përpara gjykatës, i riu nis drejt Shqipërisë.