Ther me thikë 24-vjeçarin, arrestohet i riu në Berat

E mërkurë, 29 August 2018 09:33

Një 22-vjeçar është arrestuar në Berat pasi ka plagosur me thikë një tjetër të ri.

Në pranga është vënë Leonid Hoxha, i cili pas një konflikti goditi shtetasin D.D 24 vjeç.

Në njoftimin e policisë thuhet se: "Leonid Hoxha, 22 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat, (i dënuar më parë),  në lagjen “Uznovë”, pas një konflikti për motive të dobëta, goditi me mjet prerës (thikë) shtetasin D.D, 24 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit", Berat, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Modifikuar më E mërkurë, 29 August 2018 10:44
Login to post comments