Aksidentoi për vdekje dy kushërinjtë në Fier, gjykata lë në burg Amarildo Çalamanin

E mërkurë, 29 August 2018 11:39

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Amarildo Çalamani, i cili përplasi për vdekje dy kushërinj dhe plagosi një tjetër.

Çalamani i tha gazetarëve në gjykatë se nuk kishte asgjë për të thënë në lidhje me ngjarjen.

Avokati i 24-vjeçarit ka deklaruar se i akuzuar ka heshtur, pasi ishte në një gjendje të rënduar psikologjike.

Prokuroria dhe policia kanë konkluduar se Çalamani ishte me disa shkelje ku më e rënda ishte ajo e tejkalimit të shpejtësisë.

Aksidenti ndodhi tre ditë më parë më 26 gusht në fshatin Arapaj, ku kushërinjtë Amarildo dhe Festim Dogani, 29 dhe 21 vjeç humbën jetën dhe u plagos Martin Dogani, 22 vjeç. Ata  ishin ulur në trotuar kur makina që drejtohej nga bashkëfshatari i tyre doli nga rruga dhe i përplasi.

Si ndodhi ngjarja e rëndë

Sipas policisë, dy viktimat dhe i plagosuri kanë qenë këmbësorë, kur një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke i përplasur në anë të saj dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Makina tip "Volkswagen", drejtohej nga Amarildo Çalamani, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit për tu kapur vetëm pak minuta më vonë nga policia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...