Sinjali nga BE/ Propozimi i Ramës për të tërhequr 20 azilantë një bllof?

E mërkurë, 29 August 2018 19:40

Në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e opinionit Italian dhe atij ndërkombëtar, Edi Ramaë i shtriu dorën e bujarisë shqiptare qeverisë italiane për të tërhequr 20 nga kërkuesit e azilit të anijes Dicotti. Por e gjitha mund të konsistojë vetëm në një shou mediatik qëë i intereson si qeverisë populistë të Romës po aq edhe asaj socialiste të Shqipërisë. Sepse sipas rregullave dhe ligjeve të BE-së, asnjë prej kërkuesve të azililit në një vend të Bashkimit Europian nuk mund të dërgohet drejt një vendi të tretë pa u shqyrtuar më parë kërkesa e tij. Ose në të kundërt, ky vend i tretë, mund të jetë vetëm vendi nga është nisur ose shteti i tij i origjinës. Për në këtë rast, Shqipëria nuk është as njëra dhe as tjetra.

Nëse 100 prej afrikanëve të shpëtuar nga mbytja janë sistemuar në Romë, 39 të tjerë po qëndrojnë në pritje në qytetin siçilian të Mesinës, në mënyrë që sipas marëveshjeve paraprake të dërgohen drejt Shqipërisë dhe Irlandës, dy vendeve që e kanë pranuar zbarkimin e tyre.
Por, gazeta Italiane Il Giornaleë i është referuar burimeve të BE-së në Bruksel që pretendojnë se kjo gjë nuk është e mundur.
Burimet e Brukselit bëjnë të ditur se marëveshja e Ramës me qeverinë Italiane është e ngjashme me propozimin austriako- danez të korrikut të shkuar që donin të dërgonin në vende të treta kërkuesit e azilit që zbarkonin në kontinentin e vjetër. Por BE e hodhi poshtë këtë propozim duke e konsideruar atë si “illegal”.
Sipas dokumentit të Komisionit, “dërgimi i një azilkërkuesi në një vend të tretë pa e vlerësuar kërkesën për azil përbën një refuzim apriori dhe nuk lejohet nga BE dhe ligji ndërkombëtar” u tha atëhere.
Të njejten linjë ka ndjekur së fundi edhe zëdhënësja e BE, Natasha Bertaud.
“Për të dërguar emigrantët në Shqipëri, siç është parashikuar në marrëveshjen e arritur mes qeverisë së Tiranës dhe asaj të Italisë në rastin e Diciotti, Italia duhet të marrë pëlqimin e refugjatëve,” i ka thënë ajo gazetës Italiane. Megjithëse ajo ka theksuar se për një çështje të veçantë duhen shqyrtuar shumë detaje, ajo ka nënvizuar përlqimin e vetë personave që kërkojnë azil.
Po, a mund të dojë një refugjat afrikan që ka rrezikuar jetën për të shkuar drejt Europës të përfundojë në Shqipëri? Kjo pritet të shikohet. Deri më atëhre 38 alilkërkuesit do të qëndrojnë në Mesina dhe bujaria e Ramës do të mbetet një gjest propogandistik bujarie. Lapsi.al

Modifikuar më E mërkurë, 29 August 2018 20:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...