Gallata me show-t e Ramës, biznesmeni: Papunësia është zero

E mërkurë, 29 August 2018 21:23

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me biznesmenë në fushën e turizmit në bregdetin e Shëngjinit.

Takimi i ngjashmë me “llogaridhënien”, ka si qëllim identifikimin e mangësive në fushën e turizmit, teksa fjalën e kanë marrë kryesisht operatorët turistikë.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë deklarata e një biznesmeni që ka deklaruar papunësi zero në Shqipëri.

Megjithëse është ankuar fillimisht për pagesën e 50 punonjësve të tij me pagë të plotë prej muajit mars, megjithëse sezoni ka nisur në qershor, ai ka bërë edhe deklaratën qesharake.

“Nuk e them se jeni ju këtu. Por sot papunësia në Shqipëri është zero”, deklaroi ai duke i lënë të habitur të gjithë të pranishmit.

Modifikuar më E mërkurë, 29 August 2018 22:15
Login to post comments