Orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:00, banesa e prindërve të gazetares Klodiana Lala, është sulmuar me breshëri automatiku.
Ndërkohë njoftimi nga policia është shpërndarë vetëm pas orës 14:00 të mesditës me rreth 10 orë vonesë.
Në vendngjarje janë gjetur gjurmët e 10 plumbave. Në kohën e breshërisë në banesë kanë qenë familjarët e gazetares, prindërit dhe vëllai i saj, ndërsa vetë Lala ka qëndruar në banesë me dy vajzat e mitura deri në orët e vona të mbrëmjes.
Plumbat kanë goditur muret, dyert duke thyer dhe xhamat.