Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të kontrolleve për gjithë gamën e produkteve ushqimore në funksion të sigurisë ushqimore ka pasur në vëmendje edhe kontrollin në restorante.
Trupa inspektuese e AKU-së evidentoi dy subjekte me aktivitet “Restorant” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.
Konkretisht, gjatë kontrollit që DRAKU, Dibër ushtroi në subjektet me aktivitet “restorant” “Skënder Tusha”, Burrel dhe “Shkëlqim Rica”, Ulëz-Mat u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.
Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 600.000 lekë si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.