Mundësi për punë në Irlandë, ja kriteret dhe dokumentet që duhen

E mërkurë, 05 September 2018 20:44

Instituti Shqiptar i PR ka ftuar për aplikim të gjithë të interesuarit për të punuar në Irlandë. Të interesuarit duhet të aplikojnë deri me datën 9 shtator sipas kërkesave të mëposhtme:

Aktualisht, kërkohen persona të cilët kanë një dëshmi (diplomë) të vlefshme si Automekanike apo Inxhiniere mekanike të profilit Transport dhe që zotërojnë një nivel bazë të gjuhës angleze. Fituesit e një procesi përzgjedhes do të punojnë në Irlande, si Kontrollore Teknike te Automjeteve.

Përveç aftësive gjuhësore, nga kandidatët kërkohen dhe aftësi të shkëlqyera komunikimi, bazat fillestare të aftësive kompjuterike dhe gatishmërinë për të mësuar.

Sipas njoftimit të Institutit Shqiptar të PR, kompania siguron lejet e punës për punonjësit e tyre, dhe ofron paketë stimuluese financiare, deri ne 37.000 Euro ne vit.

Kontratat e punës janë pa afat, duke ju siguruar mundësinë e qendrimit afatgjatë apo të përhershëm në Irlandë.

Për të gjithë të interesuarit për aplikim është vënë në dispozicion adresën e email-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it..

Paketa e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e meposhtme, të skanuara:

1. Diplomë profesionale e shkollës së mesme ose universitare

2. Patentën e drejtimit të automjetit

3. Kopje të pasaportës

Login to post comments