Në mbledhjen e kësaj jave, Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshme në gradat e policisë së shtetit. Ndryshimi prek gradën e inspektorit. Sipas vendimit të Qeverisë, Gradës Inspektor i shtohen edhe gradat Inspektor i Dytë dhe Inspektor i Parë. Të dyja gradat e reja do të kenë edhe shenjat përkatëse që do vendosen në uniformat e punonjësve të policisë. Shpenzimet financiare që lindin nga ky vendim do të përballohen nga fondet e Ministrisë së Brendëshme, e cila është edhe përgjegjëse për zbatimin e tij.
Po gjatë mbledhjes së kësaj jave, Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe dusa ndryshime në strukturat e pagave të punonjësve të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.
Ndërkohë që një tjetër vendim i rëndësishëm ka të bëjë me miratimin e rregullores “Për kushtet dhe procedurat e dhënies dhe autorizimit të disa kategorive të ndihmës shtetërore”.