×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Sherr në lokal, 60-vjeçari plagos me kaçavidë të riun (emrat)

E Enjte, 06 September 2018 19:41

Një konflikt i ndodhur për motive banale në një lokal në lagjen 2 të qytetit të Pogradecit ka agravuar në plagosje. Siç raporton policia 60-vjeçari, Bardhyl Capo ka plagosur shtetasin I.K 29 vjeç.

Njoftimi i policisë

Plagos me mjet të fortë një shtetas, policia falë reagimit të shpejtë të saj kap dhe ndalon në kohë rekord autorin e dyshuar të ngjarjes. Më datë 06.09.2018, në lagjen nr 2 Pogradec, në një lokal pranë ish-Poliklinikës, shtetasi Bardhyl Capo, 60 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, pas një konflikti të çastit, dyshohet se ka plagosur me mjet të fortë (kaçavidë) shtetasin I.K, 29 vjeç, banues në Pogradec dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Falë reagimit të shpejtë të forcave policore, brenda një kohe të shkurtër, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, të cilit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe mjeti me të cilin dyshohet se plagosi shtetasin I.K.

Ky i fundit është transportuar për mjekim në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Bardhyl Capo, (i cili është person me precedentë të mëparshëm penalë) ndodhet i shoqëruar në ambjentet e Komisariatit, ku po kryhen edhe veprimet e mëtejshme proceduriale. Materialet hetimore të rastit do ti referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...