Pas datës 10 shator teleshikuesit e qarqeve Tiranë e Durrës nuk do të mund të shohin më transmetime televizive . Autoritet i Mediave Audiovizive sjell edhe një herë në kujtesë datën përfundimtare për mbylljen e transmetimeve analoge në këto qarqe.
AMA iu bën apel të gjithë subjekteve që operojnë në këto qarqe të respektojnë afatin e përcaktuar.
Po ashtu, njofton të gjithë teleshikuesit të cilët ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge se duhet të pajisen me dekoder digjital tokësor të tipit DVB-T2 Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi.