Një aristokrat multi-milioner, i cili është beqar për më shumë se një vit, po kërkon një grua të re për t’u martuar.
Sir Benjamin Slade 72 vjeç, njoftoi në vitin 2017 në një emision mëngjesi në Britani të titulluar “This Morning”, se kandidatja për t’u bërë gruaja e tij nuk duhet të ishte më e gjatë se 1.67 m dhe se duhet të ishte mes moshës 30 dhe 40 vjeç.
Pas një viti, ai duket se ka ndryshuar pretendimet e tij. Duke folur për “Good Morning Britain” ai thotë:
“Dua një romancë, dua një grua që t’i jap kartën e kreditit dhe të bëjë shopping derisa të mos ketë fuqi të rrijë në këmbë”, tha ai.
“Unë dua ta çoj partneren time në vende ekzotike dhe më pëlqen ushqimi i mirë, gjithashtu pushimet në privatësi. Këto janë ofertat e mia”, tha ai.
Aristokrati tha se do të donte të kishte fëmijë me gruan e tij të ardhshme.
“Unë ka kohë që jam në kërkim dhe jam shumë i emocinuar. Unë po përpiqem të realizoj një marrëveshje por shumë njerëz nuk duan të kenë më fëmijë”.
“Unë kam shumë të dashura që janë të shkëlqyera, por të gjitha janë mbi 50 vjeç dhe nuk duan ose nuk mund të kenë më fëmijë”.
Sir Benjamin, i cili është pasardhës i Mbretit Charles II, jeton në Shtëpinë Maunsel të shekullit të 13-të dhe gjithashtu zotëron kështjellën Woodlands, në Somerset.
Ai drejton disa biznese, duke përfshirë një ambient presitigjioz për dasma dhe shpreson që partnerja e tij e ardhshme të marrë përsipër edhe menaxhimin e bizneseve të tij./tvklan.al