Sapo ishin kthyer nga Belgjika, kush është 23-vjeçari nga Vlora i zhdukur pak ditë pas shokut të tij

Saturday, 08 September 2018 18:37

Personi që shihni në foto është 23-vjeçari Ervis Troqe nga qyteti i Vlorës i cili rezulton i zhdukur që prej datës 19 korrik. Familjarët shprehen se nuk kanë pasur më asnjë kontakt me djalin e tyre që prej asaj date.

23 vjeçari Ervis Troqe rezulton i zhdukur zhdukur pak ditë pas zhdukjes së Albano Xhaferrit.  Albano Xhaferri i njohur me pseudonimin Cëqe, është zhdukur mesditen e 18 qershorit dhe nga ai moment familjarët nuk dinë asgjë. Askush nuk ka pasur asnjë kontakt me të. 34 vjecari ka ikur rreth orës 12.30 min nga banesa e babait të tij, me një të njohur, (Klodi) emri i të cilit është dhënë edhe policisë nga dëshmitar okular i ngjarjes.

Albano dhe Ervisi kanë qenë bashkë në Belgjikë dhe pak ditë pasi janë kthyer filloi zhdukja e tyre.

Albano është larguar me një automjet me portobagazh gri, e nga ai moment askush nuk e ka parë. Babai i tij Lutfi Xhaferri thotë se nuk di asgjë se çfarë ka ndoshur apo se çfarë konflikti mund të ketë pasur i biri, gruaja e tij jashtë kamerave thote se prokurori i çështjes i tha se po hetohet për vrasje .

Në polici personi që dyshohet se ka marre Albano Xhaferin në automjet për herë të fundit është thirrur në polici 2 herë, ai nuk ka pranuar ta njohi 34 vjeçarin . Ndërsa tashme është larguar pa lënë gjurmë ne qytet. Askush nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij.

Albano Xhaferri
Ervis Troqe
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...