Numri i vetëvrasjeve në Shqipëri në 2017, katërfish më i lartë se i vrasjeve

Diel, 09 September 2018 14:49

Neser (10 Shtator) Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve

Nga Orjola Pampuri

Shqipëria njeh numrin më të lartë vitet e fundit të vetëvrasjeve, referuar kjo shifrave të regjistruara. Në vitin 2017 në total ka qenë 197. Numri i vetëvrasjeve në Shqipëri në 2017 është katërfish më i lartë se numri i vrasjeve.
Por ajo që është edhe më alarmante është fakti që tentativat për vetëvrasje nuk regjistrohen, dhe  janë për tu marrë në konsideratë, nga instancat përkatëse, si profesionistët e familjarët, për të parandaluar, hapin final të paramenduar Por keto shpesh nuk regjistrohen apo referohen, kjo për shkak të stigmës e reputacionit të familjarëve.
Prevalenca e vetëvrasjeve është me e lartë në vendet ku varfëria është në nivele të larta, pra problemet social-ekonomike, shpesh bëhen shkas që personat të gjejnë prehje tek dhënia fund e jetës.
Gjithashtu vlejnë të konsiderohen dhe rastet e pareferuara e të pa trajtuara të personave me probleme të shëndetit mendor, të cilët neglizhohen nga familja, komunteti apo vetë shteti ne rastet e personave që jetojnë ne rrugë.
Vitet e fundit:
Shumë nëna e gra të gjendura përballë dhunës nga bashkëshorti, pa asnjë mundësi ekonomike, pa asnjë mundësi shpëtimi e pa asnjë mbështetje nga shteti, kanë zgjedhur rrugën ‘e shkurter’ tragjike atë të vetëvrasjes.
Shumë baballarë, bashkëshortë, kryefamiljarë të gjendur të papunë, të mbytur në borxhe, e në pamundësi të përmbushin nevojat bazë të familjes së tyre, kanë gjetur zgjidhje, tek e pazgjidhshmja, vetëvrasja.
Persona, familjarë, të cilëve shteti u ka ndërprerë ndihmën ekonomike, kanë tentuar të vetvriten apo janë vetëvrarë.
Në jetë ke mundësi të përmirësosh e përmirësohesh, ke fatin e keq të vuash, por edhe shansin të përmirësosh jetën tënde, ke mundësi të qash, por edhe të qeshësh, ke mundësi të ndjehesh I fyer por edhe ti vetë të fyesh, ke mundësi të lëndosh, por edhe të bësh të lumtur, ke mundësi të marrësh frymë, e të thithësh ajër të ndotur e të pastër, ke mundësi të presësh c’do të të sjellë dita tjetër, ke shumë mundësi, pafund…….e të gjitha këto nuk mund të tolerosh të ti marrë zgjidhja e trishtë dhe pa kthim, vetëvrasja.

Modifikuar më Diel, 09 September 2018 15:25
Login to post comments