Situatë tensionesh në Kosovë, Meta takon Thaçin në Durrës

Diel, 09 September 2018 15:34

Presidenti Ilit Meta ka takuar në Durrës Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. “Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme.”, është shprehur Meta.

Duhet të themi sot sot në Kosovë ka pasur një situatë tensionesh pasi Vuçiç nuk u lejua nga policia e Kosovës që të shkojë drejt Banjës në Drenicë, për shkak të protestave.

Por presidenti serb nuk iu bind urdhërit të policisë dhe mori rrugën drejt Banjës. Por kjo e fundit ka veproi menjëherë duke mos e lejuar që të shkojë për shkak se qytetarët janë në protestë dhe kanë bllokuar rrugët.

Postimi i Presidentit:

Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët. Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët.
Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme.

Login to post comments