Një i dënuar, nga Cërriku, i cili vuante dënimin në burgun e fushë Krujës, ka ndërruar jetë.
Njoftimin zyrtar e bën të ditur Komisariati i Policisë Nr. 4, në Tiranë.
Të njëjta burime shtojnë se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 08. 09. 2018, ka ndërruar jetë shtetasi E. Y., vjeç 35, banues në Cërrik, i cili vuante dënimin në IEVP Fushë Krujë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.