Në kuadër të dixhitalizimit nesër fiken transmetimet analoge në Tiranë dhe Durrës dhe qytetarët janë ende pa informim. Ishte AMA ajo që njoftoi para pak ditësh fikjen e transmetimeve analoge më 10 shtator, ndërsa qytetarët janë ende të surpizuar nga lajmi. Tashmë shumë qytetarë apo familjarë për të ndjekur kanalet televizive në frekuencat dixhitale duhet të pajisen me dekoder, nëse kanë televizor të vjetër.
Për Faxnews qytetarët janë shprehur se nuk kanë mundësi ekonomike të blejnë dekoderi, ndaj edhe mund të mbeten pa televizor. “Nëse është me lekë do të mbetemi pa televizor. Nuk kemi mundësi ta blejmë dekoderin”, tha një qytetar për Faxnews.
Kujtojmë që kalimi nga analog në dixhital është shtyrë që nga qershori 2015.