Një shqiptar është kapur nga policia në Kostur, pranë kufirit greko-shqiptar 20 kg kanabis në makinë.
Policia greke i ka zbuluar drogën gjatë kontrollit të mjetit, ku brenda u gjetën të fshehura dy qeska të zeza që përmbanin 20 kg 850 gram marijuane.
Policia greke i ka sekuestruar 52 vjeçarit gjithashtu 2 celularë me 2 karta SIM, 250 euro dhe 8600 lek të reja shqiptare. Kujtojmë se në territorin grek, policia greke ka sekuestruar rreth 8 ton marijuane që vinte nga Shqipëria.