Është hedhur në erë banesa e drejtorit të OSHEE në Krujë.
Një sasi eksplozivi është vendosur banesës së Xhavit Mashës, babit të drejtorit të OSHEE në Krujë, Besnik Mashës.
Sipas informacioneve paraprake ka vetëm dëme materiale dhe nuk njoftohet se ka dëmtime në njerëz.
Lënda plasëse ka shpërthyer rreth orës 02: 45 e për pasoje ka dëme të mëdha materiale.
Nga shpërthimi është dëmtuar automjeti që ndodhej i parkuar në oborr si dhe dyer e dritare, muret dhe çatia.
Xhavit masha njihet si një familje e mirë në zonë dhe nuk ka probleme e konflikte me njeri por dyshohet që tritoli të ketë lidhje me detyrën e të birit Besnikut.