Prindërit e Ahmet Axhamit, 14 vjeç, i dënuar për vjedhjen e një laptopi dhe një telefoni kërkojnë drejtësi.
14- vjeçari qëndron që nga data 1 shkurt 2018 në burgun e Shënkollit në Lezhë. Në muajn mars është dhënë vendimi për lirimin e tij. Pa dalë ende nga hekurat, 14-vjeçarin e kanë kthyer sërish brenda në burg pa asnjë vendim gjyqësor.
I ati, Shefqet Axhami kërkon drejtësi dhe të zbatohet vendimi i Gjykatës së Shkodrës marrë me datë 22. 12. 2017 për 5 muaj burgim e 35 ditë.
Ai është paraqitur sot në Shkodër, por askush në Gjykatën e Apelit nuk thotë nëse sot ka gjyq ndaj tij apo është marrë ndonjë vendim.
“Kam ardhur nga Kukësi pasi më është shkelur një e drejtë e fëmijës 14 vjeç që vuan dënimin në burg jashtë ligjit. Djali po mbahet në burg përtej vendimeve të gjykatës. Unë kërkoj drejtësi, kërkoj që të zbatohet vendimi i gjykatës. Që në muajn mars duhet të ishte i lirë.”/ faxnews