Mbyllet Arsimi profesional për 3 degë në qarkun e Kukësit, Përpunim Druri / Mekanike / Elektro-teknike. Siç parashikohej, shkaku i mbylljes është mungesa e infrastrukturës për praktikën.
Pajisjet dhe ambientet ku të kryejnë praktikat mësimore të cilët i kanë i detyruar nxënësit që të paktën dy vite shkollore t’i përfundojnë në Tiranë, Rubik, Durrës, Shkodër që përkthehet në sforco për buxhetin e familjeve Kuksiane.
I njëjti problem ngrihet edhe nga vetë mësuesit që japin lëndët profesionale, ku sipas tyre nxënësi përballet me shumë vështirësi, duke nisur që nga mënyra e të jetuarit, në një qytet tjetër.
Në shkollën “Havzi Nela’ në Kukës janë rregjistruar vetëm 16 nxënës të degës Informatike për këtë vit shkollor.