Policia ka mundur që të kapë një nga të rinjtë e akuzuar për rrëmbimin e një 15 vjeçareje në 5 Shtator, në qytetin e Bulqizës.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 21 vjeçari Edison Dangri, në bashkëpunim me shtetasin F.T (i shpallur në kërkim), janë futur në banesën e shtetases me inicialet H.K., ku dyshohet se nën kërcënimin e armës kanë kanosur familjarët që ndodheshin në banesë dhe më pas janë larguar së bashku me shtetasen M.K, 15 vjeçe.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, ” Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Përndjekja”, “Kanosja”, parashikuar nga nenet 110, 278 e 121/a , 84, të Kodit Penal.