Nga Paulin Marku
Torovica!
Prej shumë vitesh ,mes harresës ,varfërisë dhe braktisjes.
1. Rruga nacionale që lidhë Torovicën me fshatin Balldre dhe Shkodrën në gjendje të mjerueshme dhe e pakalueshme për qarkullimin e mjeteve.
2. Banorët e fshatrave Torovice, Malecaj, Kola Jakaj,Shkëmbi i kuq e kanë të pamundur lëvizjen në rast fatkeqësish,për të marrë ndihmën shëndetësore në Lezhë,si dhe për nevoja të përditshme për të punuar e jetuar.
3. Mungesa e plotë e subvencioneve për bujqësinë dhe blegtorinë, pavarësisht premtimeve elektorale.
4. Familje të tëra që kanë vënë në shitje shtëpitë e tyre si pasojë e gjendjes mjerueshme dhe pamundësisë për të siguruar kushtet minimale për të jetuar.
5. Pjesa më e madhe e të rinjve janë larguar nga këto fshatra pasi kanë humbur shpresën për shkollë,punë ,rend dhe të ardhme të tyre.
6. Shkollat drejt mbylljes si pasojë e braktisjes së banorë nga ky vend dhe shërbimi shëndetësor me mjek u afrohet një herë në javë ,me një qendër shëndetësore thuaj të amortizuar,pavarësisht nevojave që kanë të sëmuret dhe të moshuarit.
6. Rrëshqitja e gurëve vazhdon të jetë problem shqetësues për ato familje që jetojnë e punojnë atje.
7. Në shumë raste ndërprerja e energjisë elektrike ka qenë problem shqetësues i banorëve.
Është koha te kthejmë vëmendjen nga këta njerëz të varfër , por shumë njerëzorë.