AMA ka mbyllur sot transmetimet analoge në Tiranë e Durrës duke lënë në terr informativ 1/3 e Shqipërisë.
Mijëra qytetarë sot janë ankuar për faktin se nuk janë informuar në lidhje me këtë që do të ndodhte.
Në një deklaratë të mbrëmjes së sotme, kreu i AMA-s Gentian Sala pretendoi se institucioni që ai drejton ka 1 vit që bën fushatë.
Por në fakt realiteti tregon të kundërtën. Vetëm në 3 ditët e fundit televizionet kanë dhënë nga një flash informativ se çfarë do të ndodhte.
Por duket se mos informimi i qytetarëve ka qenë i qëllimshëm, që të përfintojnë disa kompani në treg që shesin dekordera.
Në fakt gjithkush që ka një televizor të prodhuar vitet e fundit e ka të përfshirë dekoderin dhe nuk ka nevojë të blejë një tjetër.
Por edhe këtë AMA nuk e ka bërë e duket se kjo ka pasur një qëllim. Qytetarët janë dyndur nëpër dyqanet e Digjitalb për të blerë dekodera.