Gjykata e Gjirokastrës la në burg Hetem Muhon 59 vjeç dhe djalin e tij Dinon, 20 vjeç. Ata u arrestuan për vrasjen e 43-vjeçarit nga fshati Rabije i Teperlenës, Alket Muho. Ai njihej edhe si personi që kishte denoncuar disa herë në polici dhe SHÇKB parcelat me kanabis afër fshatit ku banonte.
Si gjatë marrjes në pyetje në polici edhe në gjykatë, dy të arrestuarit mohuan akuzat e vrasjes dhe thanë se ndodheshin për një vizitë në fshatin Rabije. Prokurori tha se kishte prova për implikimin e babë e bir në këtë ngjarje pasi telefonat e tyre kishin lëvizur në zonën ku ndodhi ngjarja.
Një tjetër fakt është çiftja e 59-vjeçarit që ai ka me leje, por në momentin e arrestimit ai e deklaroi të vjedhur. Sipas akuzës shkak për krimin janë bërë konfliktet e vjetra për pronësinë. Në fotot më poshtë 20-vjeçari i arrestuar Dino Muho.