Ka qenë ndërhyrja e Policisë së Lezhës që ka bërë që të shmanget një ngjarje tragjike në Mirditë.
Siç bëhet me dije nga policia, Preng Teska, 59 vjeç, banues në Kurbin pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pushkë, nipin e tij, A.T. 22 vjeç, banues në Rrëshen.
Policia sqaron se për këtë ngjarje është vënë në pranga Preng Teska, 59 vjeç, banues në Kurbin, ndërsa shton se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë me një karikator me 10 fishekë.
Materialet proçedurale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisl së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale " Vrasje me dashje' e mbetur në tentativë" dhe " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake".