2500 Dollarë për kapjen e vrasësit të shqiptarit

E mërkurë, 12 September 2018 12:41

Policia amerikane ka vënë në dispozicion një shumë prej 2500 Dollarësh për cilindo që jep informacione per vrasjen e te riut shqiptar Grei Frashëri.

23-vjeçari u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së premtes së kaluar në rrugën e 93 në Bay Ridge, më pak se gjysmë milje larg shtëpisë së tij.

Në momentin që policia arriti në vendgjarje, i riu shqiptar ishte në gjenje të rëndë, dhe pavarësisht dërgimit të menjëhershëm në spital, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra në qafë.

Autori apo autorët e ngjarjes janë ende të lirë, teksa familjarët kërkojnë të sqarohen rrethanat në të cilat humbi jetën 23-vjeçari. Për ta, Grei ishte një djalë i qeshur dhe i mirë.

“Po përpiqemi të qëndrojmë të fortë për prindërit, por është shumë e vështirë t’i mbash ata”, thotë Kristi Leka, kushëri i viktimës.

Login to post comments