Prostitucion me emrin e babait të Elton Dedës, arrestohet 45-vjeçari

E mërkurë, 12 September 2018 12:52

Një person që akuzohet për shfrytëzim prostitucioni ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Ai u denoncua disa ditë më parë në një emision televiziv dhe më pas ka ardhur edhe reagimi i policisë së shtetit që e ka prangosur gjatë ditës së sotme.

Personi që është arrestuar është Shpëtim Çekrezi i cili nëpërmjet një shoqate që mbante emrin e Ferdinand Dedës rekrutonte vajza për ti përdorur si shoqëruese në lokalet e Maqedonisë.

Postimi i plotë:

Arrestohet shtetasi Shpëtim Çekrezi, pas denoncimit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni”.

Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë u bë arrestimi i shtetasit :

- Shpëtim Çekrezi, 45 vjeç, banues në fshatin Dardhë, Librazhd.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas, (Kryetar i Shoqatës Artistike “Ferdinand Deda”, në Tiranë), siguronte vajza me qëllim përfitimi për shfrytëzim prostitucioni në Maqedoni.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie, si dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shfrytëzim për prostitucion”, parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal.

Modifikuar më E mërkurë, 12 September 2018 13:11
Login to post comments