SEM, shërbimi më i ri postar ekspres jashtë shtetit – Posta Shqiptare: Ja afati kohor për dërgesat në Europë dhe në botë

E mërkurë, 12 September 2018 14:00

Posta Shqiptare ka hedhur në treg shërbimin e ri ekspres për jashtë vendit, Super Ekspres Mail (SEM). I vënë në funksion që prej datës 1 shtator 2018, ky është edhe shërbimi më i shpejtë i ofruar nga Posta Shqiptare, që vjen si një bashkëpunim me kompani postare shumë të rëndësishme të tregjeve botërore.

Sipas Postës Shqiptare, afati i shpërndarjes në destinacion nga momenti i daljes nga Shqipëria drejt vendeve të Europës është 24 orë, ndërsa për vende të tjera të botës, si Amerikë, Kanada, etj, është 48 orë.

SEM shoqërohet gjithashtu edhe me shërbimin e sigurimit të përmbajtjes, që sipas Postës u mundëson klientëve që kundrejt një pagese ekstra prej 500 lekë në tarifën e subjektit postar që dërgohet, të dëmshpërblehen me shumën fikse prej 400 dollarë në rast humbje të objektit postar.

Fillimisht shërbimi do të ofrohet në çdo zyrë postare qendër qytetit, për t’u shtrirë më pas në të gjitha zyrat postare ku ofrohet shërbimi postar.

Super Ekspres Mail ka për qëllim të përmirësojë perfomancën e postës ekspres për jashtë vendit, duke plotësuar edhe pjesën tjetër të shërbimeve që posta ofron.

Modifikuar më E mërkurë, 12 September 2018 14:06
Login to post comments