Katër anëtarë të AMA-s kërkojnë largimin nga detyra të kryetarit Gentian Sala.
Propozimi ka ardhur pas fikjes së sinjalit analog. Ky veprim quhet antikushtetues.
Propozimi erdhi nga anëtari i AMA, Sami Neza dhe është firmosur dhe nga tre anëtarë të tjerë: Suela Musta, Zylyftar Bregu dhe Agron Gjekmarkaj.
Vetëm një ditë pas urdhrit për ndërprerjen e sinjlait dhënë nga Sala, po ai vete u detyrua që ta anulonte duke e shtyrë atë për me 15 Janar.
Në shtyp dhe në rrjet plasi një debat i ashpër i cili u shoqërua edhe ma akuza të rënda për abuzime dhe u kërkua edhe hetim nga prokuroria.