Një grua shqiptare, 24 vjeç, është detyruar të kënaqë dëshirat seksuale të të dashurit të saj, gjithashtu shqiptar, 39 vjeç, para të birit 4-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në Battipaglia, provinca e Salernos, në Itali.
Gruaja, e cila jeton në një lokalitet të mbrojtur, ka bërë të ditura para gjykatësit detajet e dhunës dhe kërcënimet e marrjes së fëmijës. Fillimisht ishte menduar të pyetej edhe fëmija, që është vetëm katër vjeç.
Gjendja emotive bëri që të mos i bëhej asnjë pyetje.
E dhunuara tregoi periudhën e ankthshme që ka kaluar gjatë bashkëjetesës me 39-vjeçarin, nënshtrimin dhe poshtërimet e pësuara. I akuzuari ishte i pranishëm gjatë marrjes në pyetje, bashkë me avokatin e tij mbrojtës.
Arrestimi u krye në korrik nga karabinierët e kompanisë së Battipaglias, pas denoncimit të gruas, ardhur në kulmin e akteve të dhunës.
Burri u mbrojt duke theksuar se ka pasur gjithmonë marrëdhënie të afërt me fëmijën.