Shqipëria dhe shqiptarët klasifikohen ndër vendet dhe popujt me nivelin më të lartë të stresit dhe shqetësimeve në Europë por edhe më gjerë. Harta, ku Shqipëria ilustrohet me ngjyrën e hapur tregon se, shqiptarët kanë nivelet më të ulta të eksperiencave pozitive në Europë, por jo në rajon.
Disa vende të rajonit, si Mali i Zi, Serbia, apo Maqedonia figurojnë në listën e vendeve me rezultatin më të dobët, ndërkohë që Shqipëria veçon nga të gjithë fqinjët e tjerë territorialë, gjë që vihet re edhe nga harta. Një tjetër hartë ndërkohë, tregon se, Shqipëria është në krye të vendeve europiane ku popullsia raporton eksperienca negative.
Të dhënat janë bërë publike nga Gallup në indeksin global të emocioneve që i referohet vitit 2017 dhe që analizon plot 147 vende të botës. Në nivel global, raporti arrin në përfundimin se, nivelet e lumturisë në botë kanë prekur minimumin e një dekade, me njerëzit që shprehin nivele mjaft të larta stresi dhe shqetësimesh.