Flamur Haka është një nga personat e ndaluar sot nga Forcat Speciale, FNSH dhe RENEA gjatë aksionit blic në Krujë. Policia gjatë gjithë ditës heshti dhe pritshmërite që show mediatik me maska dhe snajperë do të rezultonte flluskë sapuni u konfirmuan pak minuta më parë. Flamur Haka mësohet të jetë lënë i lirë nga prokuroria e Durrësit, pasi nuk ka asnjë provë për ta mbajtur atë brenda.
Kujtojmë se në banesën e Hakës policia nuk ka gjetur armë apo diçka të kundërligjshme, përveç një makine të blinduar.