Një 29-vjeçar rezulton i zhdukur prej dy ditësh në Vaun e Dejës, ndërsa familja nuk ka asnjë kontakt.
Mësohet se 29-vjeçari me inicialet A.D nga fshati Naraç është larguar që në datë 10 shtator nga banesa dhe nuk dihet fati i tij. Babai i të riut ka bërë denonconim në polici.
“Më datë 11.09.2018, shtetasi N. D., 50 vjeç, banues në fshatin Naraç, Bashkia Vau i Dejës, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa djali A. D., 29 vjeç, që më datën 10.09.2018. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër”, njofton policia.