Raporti i “Transparency International”: Vetëm 7 vende zbatojnë fort ligjet kundër rryshfetit të huaj, ja cilat janë

E Enjte, 13 September 2018 07:12

Shtetet e Bashkuara ndodhen në mesin e shtatë vendeve kryesore që zbatojnë ligjet kundër kompanive që u japin ryshfet zyrtarëve të huaj në këmbim të marrëveshjeve të biznesit. Kjo thuhet në një raport të ri të organizatës anti-korrupsion “Transparency International” publikuar të mërkurën.

Vendet e tjera janë Gjermania, Izraeli, Italia, Norvegjia, Zvicra dhe Britania.
Së bashku, të shtatë vendet llogaritet se mbulojnë 27 për qind të volumit të eksporteve botërore.
Në raportin e “Transparency International” citohet një rast i vitit 2016, në të cilin kompania braziliane e ndërtimit “Odebrecht” u deklarua fajtore se u kishte paguar rreth një miliardë dollarë në formë ryshfeti zyrtarëve të të gjitha niveleve të qeverisjes në të paktën 12 vende.
Sipas raportit, katër vende të tjera që përfaqësojnë 4 për qind të eksporteve botërore, Australia, Brazili, Portugalia dhe Suedia, zbatojnë forma të moderuara të ligjit kundër ryshfetit të huaj. Raporti bën një vlerësim të veprimtarisë së 44 vendeve eksportuese kryesore, ku përfshihen 40 vende që kanë nënshkruar Konventën e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Konventa e vitit 1997 kërkon që nënshkruesit të kriminalizojnë ryshfetin e huaj dhe të paraqesin masa të tilla, siç është hetimi i rasteve të dyshuara për ryshfet. Nga 44 shtetet e shqyrtuara, në 11 ligji për ryshfetin e huaj gjen një zbatim të "kufizuar", ndërsa në 22 të tjerë, përfshirë Kinën, Hong Kongun, Indinë dhe Singaporin, ligji zbatohet "pak ose aspak". Raporti rekomandon që katër ekonomitë e mëdha, të mbyllin "hendekun e zbatimit" duke u bërë pjesë e konventës anti-ryshfet.
Në raportin më të fundit të organizatës “Transparency International” lidhur me ryshfetin e huaj, publikuar në vitin 2015, renditeshin vetëm katër vende ku ligji zbatohej fuqimisht: Gjermania, Zvicra, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.
"Lajmi i mirë është se tetë vende që mbulojnë një volum prej 7.1 për qind të eksporteve botërore e kanë përmirësuar punën e tyre që nga raporti i fundit i vitin 2015", thuhej në raportin e organizatës, ku shtohej se "lajm i keq është mbetet ende një rrugë e gjatë përpara". VOA

Modifikuar më E Enjte, 13 September 2018 07:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...