×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Çfarë ka ndodhur me autorin e masakrës së Selenicës!

E Enjte, 13 September 2018 12:40

Ai qëndron i vetëm në dhomë dhe e vetmja gjë që bën shumicën e ditës, mban në duar libra të sugjeruara nga psikologët.

Nuk dihet nëse i lexon, por një ditë, kur një anëtar i stafit ka hyrë në qeli, ka parë Ritvanin që e mbante librin mbrapsht.

Ritvani ha ushqimin e burgut, sepse autoritetet nuk lejojnë që atij t’i vijnë ushqime nga jashtë për arsye sigurie. Në asnjë moment nuk e ka refuzuar, duke ngrënë gjithë sasinë që i është ofruar dhe pa bërë kurrë ndonjë kërkesë specifike.

Nga ana tjetër as familjarët nuk kanë shfaqur dëshirën për t’i sjellë ushqime shtëpie, siç ndodh me të dënuarit apo të paraburgosurit e tjerë. I vetmi rast kur një i afërm vizitoi 24-vjecarin, ishte kur i dërgoi disa veshje të nevojshme dhe që atëherë askush nuk është interesuar për të.

Sipas burimeve nga paraburgimi i Vlorës, Ritvan Zykaj nuk ka treguar ndonjë pendesë për krimin e kryer. Madje diku është shprehur se do ta vriste sërish në çdo rrethanë, një prej grave që vrau ditën e masakrës.

Teksa pritet të kryhet ekspertimi mendor, Ritvan Zykaj mbahet i izoluar për të siguruar jetën e tij, pasi përvoja ka treguar se të paraburgosurit ose të dënuarit e tjerë mund të ndëshkojnë në mënyrën e tyre një autor krimi, kur ky i fundit ka vrarë fëmijë ose gra.

BW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...