U hoqi kafshatën e bukës shqiptarëve, Rama studim për ndihmën ekonomike me paratë e fukarenjve

E Enjte, 13 September 2018 16:17

Kjo qeveri është antiqytetare, shpirtkazmën dhe me atë çfarë po bën, meriton të largohet një orë e më parë. Pasi me të ashtuquajturën reformë të ndihmës ekonomike u hoqi mijëra familjeve shqiptare në shkallë vendi edhe kafshatën e bukës duke iu ndërprerë ndihmën ekonomike bazuar në kritere qesharake, si për t’u tallur më ta, ka vendosur që me këto para të bëjë studim, për të fryrë xhepat e OJQ-ve apo konsulentëve pranë saj. Kjo është një nismë absurde, për faktin se nuk ke se çfarë studimi t’i bësh një familjeje të varfër, realiteti i së cilës është i prekshëm dhe ajo ka nevojë veçse për vëmendjen e qeverisë. Vetëm në Kamëz qeveria e “Rilindjes” ka hequr nga skema e ndihmës ekonomike 6 mijë familje, duke u mohuar bukën e gojës.

Lajmi për studimin/ Mirëpo qeveria ka vendosur që të bëjë një studim, i cili ndjek në vetvete efektet që ka pasur reforma e modernizimit të asistencës sociale me fokus ndihmën ekonomike. Përmes fondeve të siguruara nga kredia me Bankën Botërore, Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale do të kryejë vlerësimin total të reformës, duke nxjerrë diferencat përmes krahasimit të rasteve specifike (mostrave) që janë sot në skemë si dhe atyre të përjashtuara, pra një vlerësim i situatës para reformës (viti 2014) dhe pas reformës (viti 2018). Kjo analizë do të përfshijë tri rajonet pilote ku nisi zbatimi i reformës, siç është Tirana, Durrësi dhe Elbasani. “Ky objektiv do të përfshijë zbatimin e analizave apo vëzhgimeve për mostrat e familjeve (që do të mblidhen nga një kompani e pavarur)... Më pas, të dhënat që do të mblidhen, do të analizohen për të përgatitur raportin e vlerësimit të ndikimit”, - thuhet në dokumentet e publikuara nga BB, por që i përkasin Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Objektivi i dytë i kësaj procedure është vlerësimi afatshkurtër i ndikimit të zbatimit në shkallë kombëtare të reformës te ndihma ekonomike. Studimi do të kryhet nga një konsulent, i cili do të përfshihet në dizajnimin dhe analizën e ndikimeve që ka pasur reforma te familjet, duke kombinuar si situatën reale sot, ashtu edhe atë të pritshme, kur gjithçka të kalojë në bazë të gjerë kombëtare. Konsulenti do të zhvillojë një sondazh të ri, me pyetje të reja, për të siguruar matjen e rezultatit dhe variablave të tjerë të nevojshëm për të verifikuar rezultatin paraprak.

Nga shkurti qeveria hoqi nga skema 32% te familjeve/ Në shkurt të këtij viti, nisi aplikimi i sistemit të ri të ndihmës ekonomike, që nxori nga skema disa mijëra familje, duke ulur me 32 për qind numrin e atyre që përfitonin. Shumë familje do të ankoheshin se përjashtimi i tyre ishte i padrejtë. Në fakt, edhe Banka Botërore, e cila është mbështetëse e kësaj reforme do të theksonte në rishikimin e fundit të programit në korrik të këtij viti se ndoshta në skemë duhet të shtohen më shumë familje: “Vihet re një progres shumë i limituar i zbatimit të projektit që nga vizita e fundit e mbështetjes së zbatimit në dhjetor 2017. Zbatimi i reformës së ndihmës ekonomike, mbështetur nga projekti, po vazhdon me zgjerimin kombëtar nisur në 1 janar 2018 (edhe pse planifikuar për t’u nisur në shtator 2017). Që nga fillimi i zgjerimit në shkallë kombëtare ka pasur një rënie të numrit të përfituesve të ndihmës ekonomike (që ranë nga 80 mijë familje në dhjetor 2017 në 54 455 në maj 2018) më shumë e lidhur me pragun konservator të vendosur”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...