Zhvillimi i bizneseve me teknologjinë, Muçostepa: Regjistri i kompanive të jetë dixhital

Premte, 14 September 2018 07:27

Kompanitë e mëdha, të vogla e të mesme duhet të dixhitalizojnë shërbimet dhe regjistrat me qëllim rritjen e bashkëpunimit midis tyre.

Në një takim të dhomave të tregtisë së Bashkimit Europian, të Ballkanit dhe Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë u vu theksi tek bashkëpunimi i tyre për të dhënë ndihmesë maksimale në mënyrë që biznesi të përqafojë sfidat e dixhitalizimit.

“Pavarësisht nga lloji, secila kompani është dixhitale, pavarësisht sa e madhe apo e vogël është ajo. Pyetja është se si mund të përdorim teknologjitë e reja në bizneset tona? Rastet dhe përzgjedhjet që ofrohen, gjithashtu edhe në procesin e furnizimit. Jemi të gjithë të vetëdijshëm që organizatat tona duhet të ndryshojnë. Ne jemi këtu edhe për gjetjen e zgjidhjeve për kompanitë tona”.

Takimi mes palëve është planifikuar të jetë dy ditor dhe në fund, përfaqësuesit e dhomave do të dalin me propozime konkrete se si mund t’u vijnë në ndihmë bizneseve për ti bërë ato që të funksionojnë më me lehtësi.

Login to post comments