×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Krimi nuk ka më frikë, kthen armët nga policia në Divjakë

Premte, 14 September 2018 11:46

Pak minuta më parë ka ndodhur një përplasje me armë në Divjakë. Një person ka qëlluar me armë në drejtim të policisë. Kjo ngjarje ka ndodhur në fshatim Remas dhe mësohet se Haxhi Lika ka qëlluar në drejtim të policisë.

Në këtë fshat forcat RENE-s ishin duke zhvilluar një aksion për kapjen e dy personave që akuzohen për vrasje. Të dyshuarit për vrasje ishin strehuar në banesën e Haxhi Likës. Dy të dyshuarit nuk u gjetën në banesën e tij dhe kuy i fundit nuk ka hezituar të gjuajë në drejtim të policisë.

Sipas policisë Haxhi Lika është lënduar.

Login to post comments