Një operacion blic i karabinierëve në Milano e Como ka vënë në pranga 22 persona të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.
Organizimi i tyre nuk ishte vertikal, por ‘horizontal’, pasi secili vepronte për hesap të vet, me zonat dhe prostitutat e tyre, nga të cilat nxirrnin 6 deri në 12 mijë euro në muaj.
Midis shfrytëzuesve të prostitucionit nuk ka pasur rivalitet, vetëm marrëveshje të heshtur bashkëpunimi. Këto janë bërë të ditura nga grupi i gatshëm i policisë së Milanos, e cila ka çuar në qeli 22 persona.
Gjatë kontrolleve në apartamente janë gjetur 30 mijë euro, ndërsa në një banesë në Como edhe një pistoletë kalibër 7.65 me municione.
Prostitutat e reja, nga 20 në 25 vjeç, vinin kryesisht nga Evropa Lindore: Moldavi, Hungari, Shqipëri e Rumani, të marra direkt në vendin e tyre e të detyruara të shkonin në Itali.
Në fillim nuk paguheshin, deri sa arrinin një farë niveli eksperience pas të cilit mbanin një pjesë të fitimit. Midis vajzave të shpëtuara ishte edhe një minorene.
Ndër burimet e fitimeve ishte edhe qiraja për vendet e prostitutave, nga 50 në 100 euro nata, të cilat u shtoheshin fitimeve ditore që shkonin deri në 900 euro.