Gjatë një aksioni të zhvilluar ditën e djeshme nga forcat RENEA, në Divjakë në fshatin Rremas për të arrestuar Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin, të dyshuar për vrasje, mbeti i plagosur 77-vjeçari Haxhi Lika.
Mjekët në spitalin e Traumës në Tiranë konfirmuan se gjendja e tij është stabilizuar dhe se Lika kishte plagë në kokë dhe nuk i gjetën plumb.
Ndërkohë bëhet e ditur se për ta takuar të moshuarin ka shkuar edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili është përballur me irritimin e djemve të Haxhiut, Albert dhe Martin Lika, të cilët u lanë të lirë pak orë pas shoqërimit.
Familjarët e 77-vjeçarit i kanë kërkuar shpjegime Ardi Veliut për ngjarjen. Ata pretendojnë të jenë qëlluar gjatë aksionit dhe pikërisht për këtë i kanë kërkuar llogari Ardi Veliut.
Ndërkohë që përgjigja tij ka qenë se: Po hetojmë! Ardi Veliu është takuar edhe me mjekët për të pyetur për gjendjen e 77-vjeçarit.
Ndryshe nga policia e cila deklaroi se Lika ka mbetur i plagosur në rrethana të paqarta, familjarët pretendojnë se forcat RENEA qëlluan kur ai ishte në gjumë me plumb në kokë./faxnews