Një 45-vjeçar emigrant ilegal nga qyteti i Librazhdit ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Devoll policinë greke pasi pretendon se është rrahur nga ata.
Burri me iniciale A.B i depërtuar në Kapshticë qëndronte ilegalisht në Greqi në qytetin e Edesas.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14. 09. 2018, shtetasi A. B., vjeç 45, banues në Librazhd, i deportuar në VKK Kapshticë, kallëzon se ka qenë emigrant ilegal në Greqi dhe më datë 10. 09. 2018, në qytetin e Edesas, është kapur nga policia greke dhe është goditur me mjete të forta dhe ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Bilishtit. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Neni 89 i Kodit Penal.