Ku po shkon arsimi shqiptar?

Hënë, 17 September 2018 07:07

Nga Qemal Qejku

Ndërkohë që ka filluar aksioni i shpërndarjes së librave falas, duket se po largohet vëmendja nga pika më e rëndësishme; cilësia e librave të përzgjedhur. Duket se vendin e autorëve tradicionalë të librave shkollorë e kanë zënë autorë të huaj. Libri i matematikës i përkthyer, Dituria Natyre po ashtu; nga ana tjetër libri i Anglishtes që është Cambridge vjen nga autorë gjermanë dhe jo anglezë. Profesorët dhe akademikët janë mënjanuar, tanimë çështja vlen tek përkthimi. Në këmbim të një sistemi arsimor ‘të globalizuar’ po marrim një brez i cili nuk do të mundet të kalojë asnjë klasë në universitet.
Arsimi dhe dija sivjet është lënë  në dorën e përkthyesve pasi çdo libër ishte me autor të  huaj duke mos vendosur  në  diskutim ata, por që  kush ishte arsyeja e braktisjes së autorëve shqiptarë, këtë akoma nuk e dimë dhe se si do të pranohet nga mësuesit dhe nxënësit kjo metodë e 're' dhe që na duhet kohë për të provuar një eksperiment të ri.
Është e vështirë të kuptohet se pse u zgjodh të ecej në këtë drejtim; ideja parësore ishte lehtësimi i mësimeve për të gjithë nxënësit dhe gjimnazistët. Shembulli konkret janë gjimnazistët të cilët përballen me një matematikë relativisht të thjeshtë. Me reformën e re në arsim; një gjimnazist vitin e parë të shkollës së mesme i duhet të përsërisë elementë të cilat duhet të mësoheshin në klasën e shtatë. Mirëpo pavarësisht lehtësirave në nivel, përsëri nxënësit nuk kishin rezultatet që të gjithë prisnin.
Matematika është lëndë bazë dhe mjaft e rëndësishme, pyetja shtrohet: Elemente si limiti, derivati dhe integrali kur do të mësohen? Reformistët e mëdhenj kanë harruar të inspektojnë librat e universiteteve në drejtime shkencore. Një pjesë e profesorëve i quajnë të mirëqena këto koncepte. Përgjigja e një pjese të mësuesve të gjimnazit është sa e çuditshme aq edhe befasuese. Kurrikula e vjetër, një pjesë të koncepteve të sipërmendura iu prezantohen gjimnazistëve që në vit të dytë, për të lehtësuar procesin e të mësuarit, ndërsa këtë vit mësuesit thonë këto koncepte mësohen brenda një viti shkollor. Një kundërpyetje: Të njëjtët gjimnazistë që nuk arrin rezultate me mësimet e 9-vjeçares, do të arrijnë të përvetësojnë njohuri kaq të rëndësishme brenda një viti shkollor?
Si pasojë do kemi një nivel te dobët dhe një gënjeshtër se mësuesit dhe arsimi do jenë prioritet i qeverisë, çfarë,  prapë do kemi propagandë si gjithmonë, jo ne sot kemi një sistem arsimor shumë herë më të dobët dhe një sistem i dobët arsimor është më i keq sesa analfabetizmi, sepse e mashtron njeriun duke besuar se është i aftë, kur nuk është. Në mënyrë të pashmangshme, njeriu atëherë bëhet burim i sëmundjeve sociale, duke përfshirë dhunën, ekstremizmin dhe praktikat e këqija dhe përfundon përhapjen e injorancës brenda familjes, lagjes dhe qytetit të tij. Shumica e asaj që ne ushqejmë studentët sot është edukimi i keq dhe rezultati është i dukshëm para syve tanë, kur mijëra njerëz në Shqipëri dalin si shembuj të një sistemi arsimor të dështuar.
Por për shumë nga familjet më të varfra, shkolla mbetet shumë e shtrenjtë dhe fëmijët janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi duke punuar ose duke dalë në rrugë. Familjet e tilla në Shqipëri mbeten të mbyllura në një cikël varfërie që vazhdon për breza. Në shumë qytete dhe në Tiranë, ndërsa edukimi i propaganduar nga qeveria është teorikisht i lirë, në praktikë 'tarifat informale' prindërit detyrohen të paguajnë për 'sendet e detyrueshme' si uniforma, libra, stilolapsa, mësime shtesë, tarifa provimi ose për teste dhe tarifa që shkolla vendos që në fillim të vitit shkollor, jo të nderuar propagandues nuk mjaftojnë librat me qera por reformë reale që arsimi të vendoset në shinat e zhvillimit masiv, drejt një shoqërie moderne dhe që përballon sfidat e jetës.
Nëse arsimi i lartë do të bëhet një sfidë  qytetare e të mësuarit, do të thotë të japësh vëmendje të ndërgjegjshme për cilësitë publike dhe produktive të krijimit dhe shpërndarjes së njohurive. Vënia e "publikut" në universitetet publike nënkupton shumëfishimin e hapësirave publike, ku njerëzit me pikëpamje të ndryshme mund të luftojnë me çështje të diskutueshme. Kjo do të thotë mbajtjen e krijimit të njohurive publike, të hapura dhe të arritshme, duke iu rezistuar tendencave drejt privatizimit pa kriter dhe fiktivitetit të njohurive.
Drejtoritë dhe zyrat e arsimit, prefekturat, bashkitë, institucionet përkatëse (zyrat e regjistrimit, policia, shëndetësia, shoqëria civile) dhe shkollat në një bashkëpunim mes tyre duhet të punojnë më së afërmi jo vetëm për të identifikuar fëmijët jashtë shkollor të padukshëm në statistika, por për të siguruar gjithashtu që fëmijët e tillë të marrin pjesë dhe të përfundojnë shkollën me çertifikata të vlefshme të shkollës si të gjithë fëmijët e tjerë.
Arsimi profesional? Nuk ka arsim profesional as në Kamëz dhe as në Tiranë dhe Shqipëri, kjo shkollë ka zëvendësuar shkollat e riedukumit të dikurshëm pasi kemi një shkollë pa libra, pa programe mësimore dhe më kryesorja nuk kemi një lidhje me biznesin si hallka e domosdoshme e funksionimit normal dhe garantimi që këta nxënës do ishin burimi kryesor  drejt një punësimi.
Shkolla profesionale Kamëz ka filluar të tejkaloj çdo nivel ligjor, moral, edukativ pasi këtë vit stafi teknik dhe mentorët nuk rregjistrojnë nxënes në vitin e parë nëse nuk ke notën mesatare mbi 7.5, e drejta për arsim garantohet nga;  “Të gjithë nxënësit kanë të drejtë për edukim”, siç garantohet në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut (DUDNJ) , e cila u miratua në vitin 1948. Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve (KDF) , e cila u miratua në vitin 1989 si konkretizim i të Drejtave Universale të Njeriut për Fëmijët, e konkretizon të drejtën për edukim.
Shkolla profesionale Kamëz e miratuar me VKM si Qendra e Formimit Profesional duke pasur si objeksion që të jetë një qendër për komunitetin duke ofruar kurse profesionale masive, por në fakt kjo shkollë është kthyer një shkollë bujqësore klasike komuniste dhe që aty regjistrohesh vetëm me urdhër partie, pra një grup bufash në dorën e PS, një turp, një skandal.

Login to post comments