Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ditën e sotme përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, lidhur me drejtësinë e re që instalon Edi Rama.
Reagimi i Manjanit:
Drejtësia e pushtetit.
—————
Prokuroria dhe gjykatat nuk ja përtojnë të arrestojnë e madje edhe dënojnë njerëz pa i hetuar dhe pa prova.
Ndërsa për njerëzit e pushtetit dhe tenderxhinjtë, gjithmonë “po hetohet” dhe në fund “nuk ka prova”... Nuk ka prova megjithse shkeljet e ligjeve janë ulëritëse!
Kjo është fiks drejtësia që duan!
Pushteti mbi të gjitha!