×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Arrestohet hajduti i banesave në Vlorë

Hënë, 17 September 2018 09:43

Një 23 vjeçar i dyshuar si autor i vjedhjes së disa banesave në qytet është arrestuar nga policia e Vlorës.

 Finalizimi i operacionit të koduar "Oriku-2018" çoi në arrestimin e shtetasit  Erjon Baraj, 23 vjeç, banues në Vlorë.

"Policia e Vlorës ka bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni mbi bazën e të cilit është arritur kapja dhe ndalimi i shtetasin Erjon Baraj, si autor i dyshuar për vjedhjet e banesave në pronësi të shtetasve E.P dhe M.D, në datën 14 Shtator 2018, në Orikum" informon policia.

Nga hetimet e kryera nga ana e policisë, ka rezultuar se ky shtetas dyshohet të jetë autorë i 4 vjedhjeve të tjera,për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre

- Në datën 14.09.2018, vjedhje e mbetur në tentativë e banesës së shtetasit A.Sh, Orikum.

- Në datën 14.09.2018, vjedhja e shtetasit Y.L, Orikum.

- Në datën 18.08.2018, vjedhja e banesës së shtetasit A.R, Orikum.

- Në datën 11.09.2018, vjedhje e mbetur në tentativë e banesës së shtetasit J.K, Vlorë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-bizhuteri floriri me vlerë; unaza, varëse, vëthë, medaljon etj,

-mjete të ndryshme që shërbenin për kryerjen e vjedhjeve; çekiç, kaçavida, çelësa mekaniku etj.

-tesha (rroba) të veshura për kryerjen e vjedhjeve, fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...