Është ekstraduar në Tiranë shqiptari nga Kosova Fatmir Maliqi, 51 vjeç, lindur në Gjilan, i cili është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për trafikim të lëndëve narkotike. 51-vjeçari kishte mundur të shpëtonte nga autoritete shqiptare duke emigruar në Holandë, por pas njoftimit për akuzat e tij Interpol Holanda bëri të mundur arrestim dhe ekstradimin e tij në Shqipëri.
“Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Holandën, u bë i mundur arrestimi i tij në Holandë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.”-thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.