Dosja ‘Shullazi’/ Prokurorët braktisin mbledhjen e thirrur nga Donika Prela

E mërkurë, 19 September 2018 14:46

Prokurorët e Krimeve të Rënda rebelohen dhe braktisin mbledhjen e thirrur nga drejtuesja e tyre, Donika Prela.

Temë e mbledhjes ka qenë zëvendësimi i prokurorit Eneid Nakuçi në dosjen “Shullazi”. Prokurorët deklarojnë se zëvendësimi i Nakuçit me një prej tyre me short është i paligjshëm.

Drejtuesja e Prokurorisë, Donika Prela ka deklaruar se pjesë e dosjes në fazën e pretencës do të jetë dhe ajo. 

Procesi gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe të akuzuarve si bashkëpunëtorë të tij është në momentin e dhënies së pretencës por kjo seancë po shtyhet prej 3 javësh.

Shkak është bërë mungesa e prokurorit.

Dosja e hetimit ishte në dorë të prokurorit Eneid Nakuçi por ai është larguar jashtë me pretendimin se është i sëmurë dhe vendi i akuzës ka mbetur bosh.

Modifikuar më E mërkurë, 19 September 2018 16:07