×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Çfarë ndodhi me eshtrat e zbuluara në tunelet e Qafë Shtamës dhe tragjedia e 1997!

E Enjte, 20 September 2018 17:07

Ditën e djeshme në tunelet e Qafë Shtamës në Mat u gjetën disa eshtra, sot forcat e xhenios vijojnë gërmimet për pastrimin e tuneleve nga armatimet e mbetura aty.

N/kolonel Aleksandër Sinaj në një intervistë për Report Tv, u shpreh se eshtrat janë te disa personave, ndërsa nga pastrimi i tunelit kanë mbetur edhe 5 metra. Ai tha se presim që te nxjerrim eshtra të tjera.

Dyshohet se eshtrat i përkasin një prej 23 personave që humbën jetën në 29 prill të vitit 1997, duke nxjerrë armë, ndërsa tuneli shpërtheu nga municionet. Nga gërmadhat rezultojnë të pa nxjerrë ende tetë persona.

Intervista  me n/kolonelin Aleksandër Sinajn

Vazhdojmë operacionin për pastrimin e ish-tuneleve. Ky operacion ka rreth tre muaj që është filluar. Ka filluar me pastrimin e rrugës.

Flasim për ditën e djeshme, ju zbuluat eshtra?

Gjatë operacionit janë zbuluar eshtra njerëzish. U ndërpre operacioni në bazë të një urdhri, që në rast se dallohen eshtra ndërpritet operacioni. Jemi të lidhur me policinë ushtarake dhe të rendit. Kemi lajmëruar prokurorinë. Në 14:00 erdhi prokuroria, u izolua zona, u lajmërua mjekësia ligjore, erdhi dhe bëri ekzaminimin e eshtrave dhe transportimin për në prokurorinë e Burrelit. Pas kësaj procedure, u lejua që të vijohet puna.

Ku ka qenë shpërthimi i parë?

Te tuneli nr. 2, që është bërë pastrimi vitin që kaloi, por të dy kanë lidhje me pjesën fundore dhe vala goditëse te tuneli i parë ka ndikuar te tuneli i dytë. Gjatë kësaj kohe ne kemi vijuar pastrimin, tuneli është 55 metra i gjatë, në pjesën fundore janë gjetur eshtrat.

Banorët në 1997 gjetën eshtrat në tunelin nr. 2, ju i keni gjetur në tunelin nr.1...

Vitin e kaluar nuk janë gjetur eshtra në tunelin nr. 2.

Sa metra kanë mbetur në këtë tunel?

Kanë mbetur edhe 5 metrat e fundit. Mund të ketë eshtra, se aty nuk ka vatër shpërthimi që të ketë pasur zjarr, është zonë disi e pastër dhe nuk ka pasur zjarr që të ndikojë në shkrirjen e eshtrave.

Pra, nëse banorët që kanë qenë aty, në tunelin 1 apo 2?

Shpërthimi ndodhi në tunelin nr. 2. Gjatë pastrimit edhe vitin e kaluar ku ka pasur vatër shpërthimi nuk janë gjetur eshtra.

Banorët kanë ardhur vetë?

Po kanë ardhur më parë. Por dje, është njoftuar vetëm kryeplaku i fshatit, asnjë tjetër nuk ka ardhur

Sa po bën tani, që ka nisur operacioni?

Ka nisur që në qershor me hapjen e rrugës është faza e dytë pastrimi i tunelit dhe faza e tretë certifikimi

Këtu ka vetëm këto dy tunele?

Ka edhe të tjera, por nuk ka ndodhur shpërthime

Zonat e rrezikshme kanë qenë këto dy?

Po, zona tjetër është e pastruar

Ka zona të tjera të rrezikshme në Shqipëri?

Sot për sot kjo është e fundit dhe nuk kam kompetencë unë të flas nëse ka apo nuk ka

Edhe sa kohë iu ka mbetur këtu?

Ka mbetur edhe 5 metra, por do të bëhet edhe njëherë pastrimi i tunelit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...