Pasi Shqipëria “rilindëse” u bë problem europian për mbjelljen e trafikimit të kanabisit, strategjia ka ndryshuar. Po orientohet mbjellja e kanabisit kryesisht në kufirin juglindor të Shqipërisë me Greqinë në qarqet Korçë dhe Gjirokastër, por edhe në zona të veçanta si Tepelena dhe Vlora. Shqipëria nuk ia doli të luftojë me sukses dukurinë më të shëmtuar të qeverisë “Rama”. Kriminaliteti është rritur ndjeshëm nga këto trafiqe, por postimi i problemit të zona të veçanta nuk e zgjidh përfundimisht atë. Është për të ardhur keq që do hapë probleme kufitare edhe me Greqinë si dhe do shtojnë ato detare me Italinë. Kufiri shqiptar asnjëherë nuk ka qenë problem i kësaj natyre. Duket sheshit që në planet e Policisë nuk është treguar kujdesi i duhur për kontrollin në zonat kufitare. Trafikantët e dinë fare mirë se Policia Kufitare ka personel të kufizuar, i cili edhe mund të blihet fare lehtë. Kjo gjendje ka vetëm një përgjigjes e ky është kryeministri i vendit.